Sport

​“Çdo sekondë kam menduar për Kombëtaren”

Liridon Latifi ka treguar se çdo sekondë te karrierës ka menduar se një ditë të jetë pjesë e Kombëtares shqiptare

Anësori i Akademia Puskas, Liridon Latifi është i gatshëm që çdo moment të luajë për Kombëtaren shqiptare.

Ai madje tha se çdo sekondë te karrierës ka menduar se një ditë të jetë pjesë e Kombëtares.

“Latifi çdo sekondë te karrierës sime kam menduar që një ditë të jem pjesë e kombëtares.

Çdo gjë e bëj për të mirën time dhe për t’i lënë përshtypje trajnerit. Jam i gatshëm në çdo moment për Kombëtaren. Shpresoj që aftësitë e mia t’i shpreh edhe në Kombëtare”, tha Latifi gjatë konferencës për medial.

Ai foli edhe për trajnerin e ri Christian Panucci, para dy ndeshjeve të tij të para ndaj Lihtenshtejnit dhe Maqedonisë.

“Çdo trajner ka filozofinë e vet, edhe Panucci ka futur gjëra të reja. Është një trajner i ri që ka të ardhme të shkëlqyer”, tha në fund ai.

Shqipëria do të luajë me 2 shtator ndaj Lihtenshtejnit dhe më 5 shtator ndaj Maqedonisë.

Më shumë

Artikuj të ngjashëm