Sport

​Juventusit i lëndohet një lojtar me kombëtare (Foto)

Federata Gjermane e Futbollit ka njoftuar se Sami Khedira ka pësuar një lëndim në gju.

Mesfushori gjerman, Sami Khedira ka lënduar gjurin në stërvitje me Gjermaninë, gjatë përgatitjeve për kualifikimet për Kupën e Botës.

Lajmi është konfirmuar nga federata gjermane, e cila njofton se Khedira do të kryej disa teste për të parë shkallën e lëndimit.

Gjermani është lojtar shumë i rëndësishëm në Juvwentus, me të cilën skuadër ka luajtur në tre ndeshjet e para të sezonit të ri.

Show More

Related Articles