Lifestyle

10 gabimet që duhet të evitoni kur shkoni në plazh

E ku ka më mirë të shkojmë në plazh, por ama duhet të tregojmë edhe pak kujdes, sidomos nën çadër, kur priremi të bëjmë sjellje jo edhe aq të “shëndetshme”.

Ja dhjetë gabime që duhet të evitoni në plazh, për të kaluar sa më mirë.

1) Qëndrimi në diell për shumë orë, zgjeron venat: më mirë lagni këmbët shumë shpesh që të evitoni dehidratimin, sidomos në kavilie e këmbë.

Për të paktën çdo 45 minuta qëndrim nën diell, duhet të qëndroni 15 minuta në det, duke notuar apo dhe thjesht duke qëndruar në ujë.

2) E ngrëna shpesh e pa lëvizur provokon një rritje të padëshirueshme peshe, ndaj hyni në det deri në thellësinë e ijeve.

Kjo gjë dobëson dhe tonifikon kofshët dhe vithet. Notoni dhe bëni 20 ushtrime uji, të paktën katër herë në ditë. Këto ushtrime do t’ju ndihmojnë të keni këmbë më të holla dhe lëkurë të tonifikuar.

3) Është e gabuar të hani shumë fruta pa pirë sasinë e duhur të ujit: frutat përmbajnë shumë sheqer. Nëse nuk merrni sasinë e duhur të ujit bashkë me frutat, bëni të mundur dehidratimin e trupit, i cili ndonjëherë shkakton shqetësime në zorrë e stomak.

Ideale do të ishte të pinit një gotë ujë për 150 gr. fruta.

4) Mos konsumoni ushqim apo pije të ftohta për t’u freskuar, pasi do të shkaktoni një shock termik, që mund të shkaktojë dhimbje barku, ngërçe e ndonjëherë edhe gjendje të fikti.

Sigurohuni të paktën që temperatura e pijeve dhe ushqimeve të jetë e njëjtë me temperaturën e trupit.

5) Mos konsumoni pije me sheqer, pasi favorizojnë dehidratimin. Pini shpesh ujë me limon, i cili pastron trupin, aktivizon metabolizmin dhe ju mban të hidratuar.

6) Mos përdorni qese të zakonshme për të marrë ushqim me vete, por çanta termike apo frigoriferë dore. Në këtë mënyrë do të evitoni aktivizimin e baktereve të frutave dhe prishjen e ushqimeve, të cilat mund t’ju shkaktojnë helmin, dhimbje barku, diarre.

7) Është e gabuar të mos freskoni kokën kur jeni nën çadër. Shumë mendojnë se me kapelë e të strukur nën hijen e çadrës janë të mbrojtur, por nxehtësia e diellit shkakton dhimbje koke, çorientim, temperaturë dhe pështjellime. Ndaj është e këshillueshme që herë pas herë të lagni kokën.

8) Mos blini ushqime nga shitësit ambulantë, mos i konsumoni ato në plazh, pasi janë burim helmimi, ruhen në kushte jo të mira e janë të pakontrolluara.

Është mirë që ushqimet t’i blini në një dyqan ku është e shënuar dukshëm data e skadencës, të merrni ushqim nga shtëpia, në mënyrë që të evitoni shqetësimet me stomakun apo ndonjë infeksion të mundshëm.

9) Është e gabuar të mos bëni dush pasi jeni larguar nga plazhi. Dushi largon ndotjet e mundshme, të cilat ju kanë mbetur në lëkurë, largon bakteret dhe kripën, e cila e than lëkurën.

10) Gabimi i fundit: të mos pini asgjë pasi jeni larë në det. Shumë shpesh gjatë notimit, ndodh që të pimë ujë deti, i cili është i ndotur me baktere e microbe, sidomos me escherichia coli. Duke pirë ujë do të pakësoni sasinë e baktereve, duke minimizuar kështu rrezikun e zhvillimit të infeksioneve.

Më shumë

Artikuj të ngjashëm