Teknologji

10 gjëra që nuk i dini për celularin tuaj

Kush është më  i fuqishëm iPhone-i apo kompjuteri që dërgoi njeriun në Hënë? Sa herë në ditë e kontrollojmë celularin? Kush është telefoni më i shitur në histori? Sa kohë duhet të ngarkohet bateria e një smartphone?

KRAHASUAR ME KOMPJUTERAT E NASA-s. Smartphone-t aktualë janë më të fuqishëm se kompjuterët e NASA-s që dërguan njeriun në Hënë. Kjo është impresionuese pasi kompjuterat e Apollo 11 janë ndër më efiçentët dhe më brilantët që janë ndërtuar ndonjëherë. iPhone 6 është 32.600 herë më i shpejtë se ato kompjutera.

E KONTROLLOJMË 110 HERË NË DITË. Sipas një studimi tek 150 mijë përdorues, njerëzit e kontrollojnë smartphone-n mesatarisht çdo gjysmë ore, ose 9 herë brenda një ore. Duke marrë parasysh numrin e herëve që kontrollojmë telefonin, shkon në 110 herë brenda ditës.

“PO MË SHPËTON…”. Në vitin 2013, Universiteti i Bristolit ka zhvilluar një teknologji që mund të transformojë urinën në energji elektrike për të karikuar një smartphone.

con_h_6.19846391.900x600

NJË THESAR PATENTASH. Sipas David Deummond të zyrës ligjore të Google, në një smartphone mund të përfshihen 250 mijë teknologji të patentuara.

SA KUSHTON PËR TË RIKARIKUAR BATERINË E NJË SMARTPHONE? Një studim i Laboratorit Kombëtar Laurence Berkeley në vitin 2012, shpjegon se shpenzimi për të karikuar baterinë e një smartphone-i në vit shkon tek 5.3 dollarë, sepse aq elektricitet harxhohet.

FOBITË. Frika për të qëndruar i shkëputur nga telefoni quhet Nomofobi, pasi prefiksi “no-mo” do të thotë “no mobile” (pa telefon).

PARAARDHËSIT. 32 vjet më parë, më 13 mars 1984, SHBA-ja nxorri telefonat e parë Motorola Dynatac me çmim 3995 dollarë e barabartë me 9 mijë dollarë me vlerën e sotme, që ishte sa rroga e tre muajve punë në Amerikë. Përmasat? 30 cm, 4 cm dhe 9 cm.

SA APLIKACIONE PËRDORIM? Çdokush nga ne ka një aplikacion të preferuar me të cilin shpenzon 50% të kohës kur përdor smartphone: Këtë e zbulon Raporti i Aplikacioneve për smartphone i vitit 2015. Shumica kanë 10 aplikacione që i përdorin më shumë.

REKORD. Në vitin 2015 gjatë javës së parë të lançimit, u shitën 13 mln iPhone 6s. Por iPhone ka shumë rrugë për të bërë për të thyer rekordin e shitjes së Nokia 1100, që në vitin 2003 arriti të shiste 250 milionë telefona.

WC-PHONE. Sipas studiuesve tek smartphone-t gjen 18 herë më shumë mikrobe se sa në tualet.

Show More

Related Articles