Lajme

Arreston dy shtetas për “Dhunë në familje”

Elbasan

Policia e Elbasanit arreston në flagrancë dy shtetas për “Dhunë në familje” njëri ushtroi dhunë fizike ndaj nënës së tij dhe tjetri ndaj vëllait

Specialistët për Krimet, në Komisariatin e Policisë Cërrik dhe Peqin, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

A, M, 39 vjeç banues në Cërrik.

Arrestimi i tij, u bë pasi në banesë, gjatë një konflikti për motive të dobëta dyshohet të ketë ushtruar dhunë fizike ndaj nënës së tij, shtetases F.M., 66 vjeçe

K.K, 56 vjeç banues në fshatin Fatish Peqin.

Arrestimi i tij, u bë pasi gjatë një konflikti për motive pronësie dyshohet të ketë ushtruar dhunë fizike ndaj vëllait të tij, shtetasit A.K., 50 vjeç.

Ndaj tyre, materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Dhuna në familje” parashikuar nga neni 130/a i Kodit Penal.

Show More

Related Articles