OpinionTe gjitha

Kryemadhi, ‘’Kjo është një kambanë alarmi për të gjithë ju si media, dhe për Lencin që e shkarkuan në ajër si Zhukovin”

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi i ka kujtuar gazetarit Lorenc Vangjelit faktin që e kanë hequr nga Kuvendi. Deri pak ditë më parë ai mbante postin e këshilltarit të Kryetarit të Kuvendit.

‘’Kjo është një kambanë alarmi për të gjithë ju si media, dhe për Lencin që e shkarkuan në ajër si Zhukovin. Kjo duhet të jetë alarm, pasi bandat që ndihmuan Edi Ramën para zgjedhjeve tashmë kërkojnë shpërblimin e tyre.

Zoti Meta është po aq fajtor, ashtu si dhe Lenci që ka qenë këshilltar i tij që nuk kanë folur për krimin e organizuar. Të gjithë ju i morët me sportivitet denoncimet tona. Fol Lenci dhe për krimin e organizuar”, u shpreh Kryemadhi.

Më tej debate ka vazhduar me tonë mjaft të larta ku denoncimet e dy krerëve të opozitës për gjendjen e krimit në vend kanë qenë të shumta.

Ndër të tjera Kryemadhi tha se cdo ministër i Ramës përfaqëson një klan mafioz.

“Po të mos kishim bërë dhe gabime nuk do të kishim sot Edi Ramën kaq të fuqishëm, nuk do e kishim krimin  si një fuqi ekonomike, të gjithë klanet mafioze janë të shtrira në qeveri. Nuk është nevoja t’i themi ne emra, merrini të gjithte ministrat të gjithë përfaqësojnë një klan mafioz. Çdo ministër në çdo ministri përfaqëson një klan mafioz një klan mafioz që foli edhe Donald Lu.

Lidhje direkte për Opinion @TV KLAN

Lidhje direkte për Opinion @TV KLAN

Posted by Monika Kryemadhi on 12.10.2017

Më shumë

Artikuj të ngjashëm