12 vjeçari humb jetën teksa po luante në ujërat e ngrira të Liqenit

Sot rreth orës 14:15, në Mëzez, tek Liqeni i Kasharit, kanë rënë 2 fëmijë në liqen, ku është mbytur një fëmijë 12 vjeçar, ndërsa fëmija tjetër 15 vjeçar, është nxjerrë nga liqeni.
Shërbimet e polumbarve po punojnë  për nxjerrjen e fëmijës nga liqeni. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave.