Kuriozitete

2016 – ta: “Vit i zi për klimën”

Temperaturat, rritja e nivelit të oqeaneve dhe emetimet e gazit me efekte serrë kanë shënuar nivele të paprecedentë në 2016.

Sipas një studimi ndërkombëtar, 2016 është  një tjetër vit i zi për klimën.

Shkrirja rekord e akullnajave polare, përmbytjet, thatësira, shtim i valëve të të nxehtit …

Raporti i fundit i përvitshëm për “situatën e klimës” cilësohet një portret nga më të errëtit në planetin tonë pas dy vitesh të njëpasnjëshëm ku temperatura globale ishte më e larta që nga fillimi i rritjes së temperaturës në 1880.

Agjencia amerikane për Oqeanet dhe Atmosferën (NOAA) dhe “American Meteorological Society” (AMS) bëjnë me dije se:

“Rekordet e të nxehtit vitin e kaluar erdhën si rezultat i kombinimit mes tendencave të ngrohjes së klimës afatgjatë dhe një El Nino të fortë në fillim të vitit, rryma e nxehtë ekuatoriale e Paqësorit”.

Ky dokument me 300 faqe ku kanë dhënë kontribut rreth 500 shkencëtarë në më shumë se 60 shtete, nxjerr në pah se treguesit kryesorë të ndryshimit klimaterik që vijojnë të reflektojnë tendenca në përputhje me një intensifikim të ngrohjes planetare.

Më shumë

Artikuj të ngjashëm