LajmeTe gjitha

21-vjeçari shqiptar vdiq në punë, gjykata italiane shpall fajtorët dhe u cakton dënimet

Klodian Elezi, punëtori 21-vjeçar që banonte në Chiari, humbi jetën pasi ra nga një lartësi 100 metra në një kantier të firmës TEM, Tangenziale Esterna di Milano në Itali.

Procesi për vdekjen e tij është mbyllur me një dënim 1 vit e 8 muaj burg, dy vendime me marrëveshje për pranim faji respektivisht 1 vit e 4 muaj dhe 1 vit e 2 muaj burg, ndërkohë që është shtyrë gjykimi i tre të paditurve, midis tyre dy kompani.

Dje trupi gjykues, shpalli fajtor për vrasje të paqëllimshme përfaqësuesin ligjor të Iron Master, nënkontraktor i firmës të cilës i ishin besuar punimet, Vezzola spa, nga e cila pranuan fajin një drejtues dhe një gjeometër, ndërsa përfaqësuesi ligjor u dërgua në proces.

Më shumë

Artikuj të ngjashëm