Lifestyle

22 vjeçaret kanë një deshirë të çuditshme për mashkullin e tyre

Alina dhe Adele, dy bukuroshet që tani kanë mbushur 22 vjeç

Që në barkun e nënës nuk janë ndarë duke qenë gjithnjë bashkë.

E janë rritur kështu gjithë kohës bashkë, që kur erdhën në jetë si dy vajza binjake.

Alina dhe Adele, janë dy bukuroshet nga Rusia që tani kanë mbushur 22 vjeç.

Dhe meqë vitet ikin, kanë vendosur që të kurorëzohen në martesë.

Jo një martesë si gjithë të tjerat sepse motrat Adele dhe Alina Fakhteeva, nuk duan të marrin secila nga një burrë, por një mashkull për të dyja.

Ndërsa vazhdojnë studimet në universitetin e Kazanit në Rusinë qendrore, Alina dhe Adele, shprehen në rrjetet sociale se duan që të martohen me një burrë, për të mos u ndarë dhe në pjesën tjetër të jetës.

A është e ligjshme një kërkesë e tillë? Jo!

Sepse bigamia nuk lejohet as në Europë dhe as në Rusi.

Ndaj duket se gocat do ta kenë të vështirë të ndajnë ligjërisht krevatin me një mashkull të vetëm.

Paçka se pa kurorë zor se mund të pengohen nga njerëzit.

Vetëm se ato kanë një kërkesë, që e kanë dhe plot vajza të tjera, që duan vetëm për vete një burrë: E duan të pasur, po shumë të pasur, që t’i mbajë me të mira.

A do t’i plotësohet dëshira vajzave që tani u mediatizuan nga publikimet në shtypin rus dhe atë anglez e më gjerë?

Ndoshta po, meshkuj të pasur dhe me dëshira të ngjashme nuk ka pak…

Më shumë

Artikuj të ngjashëm