Lifestyle

4 farat më të fuqishme kundër kancerit

Ekzistojnë fara të ndryshme kundër kancerit, që mund ta parandalojnë atë, ose të ndihmojnë në trajtimin gjatë kimioterapisë.

Në hulumtimet për përmirësimin e trajtimit ndaj llojeve të ndryshme të kancerit, studime të ndryshme kanë treguar se natyra na dhuron substanca të forta kundër kancerit. Gjëja më e mirë në gjithë këtë është se nuk kanë efekte të dëmshme anësore. Disa nga opsionet natyrale, që forcojnë sistemin imun dhe luftojnë kancerin dhe përhapjen e tij, janë katër lloje të farave.

FARAT E MOLLËVE Shumë ekspertë farat e mollëve i klasifikojnë si farat më të fuqishme kundër kancerit.

Sikurse edhe në shumë raste të tjera, organizata të caktuara nuk dëshirojnë t’i publikojnë dhe të kuptohet, pasi që dëshirojnë të zhvillojnë ilaçe sintetike për të pasur fitime të mëdha. Këto fara është vërtetuar se parandalojnë rritjen e qelizave malinje në disa lloje të ndryshe të kancerit, përfshirë kancerin e zorrëve, të mushkërive, prostatës, gjirit, stomakut.

FARAT E RRUSHIT Ekstraktet nga farat e rrushit janë burim i pasur për antioksidues, flavonoide dhe substancën aktive të njohur si “B2G2”.

Kjo substancë mund të ndihmojë në luftimin e qelizave të kancerit. Në të kaluarën, substancat bioaktive të pranishme në rrush është besuar se sulmojnë grupe të caktuara të qelizave të kancerit, por se tani është vërtetuar se substanca “B2G2” e bën një gjë të tillë. Kjo substancë redukton rritjen e tumoreve malinje deri në 67 për qind.

FARAT E LIRIT Falë përbërësve të saj, që i posedojnë, farat e lirit po ashtu mund të përfshihen në listën e farave, që luftojnë kancerin. Është vërtetuar se luajnë rol të rëndësishëm në parandalimin dhe trajtimin e kancerit të gjirit, përderisa veprojnë edhe si fitoestrogjene.

Ky përbërës, i cili është popullarizuar rreth një vit më parë, është i aftë në promovimin e apoptozës në qelizat e tumoreve, përderisa parandalon edhe metastazën. Po ashtu farat e lirit janë burim i aminoacideve omega 3, që vepron kundër kancerit dhe sëmundjeve të tjera kronike.

BËRTHAMA E PJESHKËS Pjeshkat janë të pasura me një sasi të madhe me vitamina B17, i cili ka efekt kundër kancerit në trup. Kjo vitaminë është e shkëlqyeshme jo vetëm në parandalimin e kancerit, por se mund të jetë me shumë veti shëruese për ata pacientë, që tashmë vuajnë nga kanceri.

Për ta përdorur, vetëm e thyeni bërthamën me çekiç. Më pas e hani farën, që ka një formë të bajames.

Show More

Related Articles