Lajme

46-vjeçarja dërgoi drogë me postë në burgun e Fierit, shpallet në kërkim

Drejtoria Policisë Fier po punon për kapjen e shtetases L.C, 46 vjeç dhe banuese në Tiranë.

Ajo i ka dërguar një pako në burgun e Fierit shtetasit F.Ç, 21 vjec dhe gjate kontrollit të ushtruar në pako u gjet dhe u bllokua në cilësinë e provës materiale 77.75 gram, lëndë narkotike e llojit Cannabis Sattiva. 46 vjeçarja është shpallur në kërkim.

Njoftimi i policisë

Drejtoria Vendore e Policisë FierSeksioni për narkotikët

Më datë 05.12.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Fier dhe punohet për kapjen e shtetases L.C, vjeç 46 banues në Tiranë, pasi dyshohet se në IEVP Fier, gjatë kontrollit të ushtruar në një pako të dërguar me anë të postës nga ana e saj, për shtetasin e dënuar F.Ç, vjeç 21, iu gjet e bllokua në cilësinë e provës materiale 77.75 gram, lëndë narkotike e llojit Cannabis Sattiva. Nenet 283/1 e 324/a të Kodit Penal.

Më shumë

Artikuj të ngjashëm