Lajme

5 analistë dhe gazetarë të njohur humbin jetën në një aksident tragjik

Tre analistë politikë, një gazetar dhe një aktivist, kanë humbur jetën sot në një aksident rrugor në rajonin perëndimor, Rivne, Ukrainë.

Lajmin e bën të ditur Anton Herashchenko, ligjvënës dhe këshilltar i ministrit të brendshëm, Arsen Avakov, përmes një statusi në rrjetin social “Facebook”, ku sqaron se analistët politikë, Oleksandr Maslak, Oleksiy Kurinniy dhe Oleksandr Nikanarov, gazetari Volodymyr Karahyauar, dhe aktivisti, Serhiu Popov, janë vrarë sot herët në mëngjes në aksidentin e trafikut, për të cilin po zhvillohen hetime.

Më herët, policia kombëtare e Ukrainës raportoi se janë vrarë katër meshkuj, pasi vetura e tyre ishte ndeshur me një kamion, personi i pestë kishte vdekur disa orë më vonë në spital.

Policia nuk i ka dhënë emrat e viktimave.

Ndërsa gazetarja nga Kievi, Bohdana Babych, ka shkruar në rrjetin social “Facebook” se të pesë personat po ktheheheshin në Kiev nga Polonia, ku kishin marrë pjesë në një conferencë.

Show More

Related Articles