Lajme

6 objekte në Lungomare preken nga aksioni i IKMT (Foto)

6 objekte në Lungomare preken nga aksioni i IKMT, ndërsa punonjësit e IKMT kanë hasur në kundërshtimin e banorëve për hedhje përtokë të objekteve. Për prishjen e 6 objekteve në lungomare ka një VKM të datës 19 korrik 2017 që shpronëson banorët dhe ndërtesat e tyre, ndërsa toka është shtetërore.

Pretendimi i banorëve është ngritur lidhur me njoftimin e bërë nga IKMT, ku nuk është lënë koha e mjaftueshme për tu larguar. Sipas banorëve njoftimi për prishje ka ardhur vetëm në mëngjesin e të mërkurës, ndërsa thuhej në njoftim se duhej të largoheshin deri në orën 12:00.

Banorët kanë kërkuar respektimin e ligjit, për një afat kohor pesë ditor nga momenti i njoftimit,ndërsa një prej tyre është shoqëruar nga policia, me pretendimin e kërcënimit të forcave të rendit,teksa ka deklaruar se nëse do të preken fëmijet e tij, ai do te qëllojë me armë. Pas pretendimeve dhe rezistencës së banorëve, IKMT është tërhequr,ndërsa u ka lënë afat pesë ditor për tu larguar nga banesat. Prshjet do të rifillojnë ditën e hënë.

Show More

Related Articles