Lajme

67 vjeçarit i gjendet në banesë pushkë pa leje dhe 300 fishekë, parandalohet krimi në familje

Është parandaluar në kohë përshkallëzimi i një konflikti brenda familjes.

Policia e Shkodrës njofton se një grua e kërcënuar nga bashkëshorti ka kërkuar ndihmë.

Menjëherë shërbimet e Stacionit të Policisë Velipojë kanë shkuar në banesë ku kanë marrë kontakt me shtetasen T. M.  62 vjeçe, e cila  ka deklaruar se është kanosur me fjalë nga bashkëshorti i saj.

Kjo shtetase është e pajisur edhe me urdhër mbrojtje më parë. Gjatë kontrollit të ushtruar në banesë, policia gjeti dhe  sekuestroi në cilësinë e provës materiale një armë zjarri Automatik model 56, me 3 krehëra dhe 300 fishekë.

Në përfundim të veprimeve të para është arrestuar në flagrancë shtetasi: Shefqet Muça 67 vjeç, banues në Shkodër.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprat penale “Kanosja” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” parashikuar nga nenet 84 dhe 278 i Kodit Penal.

Më shumë

Artikuj të ngjashëm