Kulture

Ky është shqiptaro – amerikani që ka qenë pjesë e misionit “Apollo 11” në Hënë

Me anë të një njoftimi në rrjetin social “Facebook”, Ambasada Amerikane ka bërë të ditur identitetin e shqiptarit e parë që ka shkuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe ka marrë pjesë në misionin “Apollo 11”.

Ai është Wilson Kokalari, inxhinieri me origjinë shqiptare dhe ka qenë pjesë e rëndësishme e misionit të parë në hënë, “Apollo 11”.

Ambasada Amerikane bën me dije se Wilson Kokalari, lindi në Gjirokastër dhe emigroi në SHBA në moshën 1 – vjeçare.

Sipas ambasadës, Kokalari shkroi udhëzuesin që ndihmoi astronautët e “Apollo11” që të zbrisnin anijen kozmike në tokë në mënyrë të sigurt.

Ja postimi i plotë i Ambasadës Amerikane:

A e dini se një shqiptaro – amerikan ka qenë pjesë e misionit të Apollo 11 në Hënë?

Wilson Kokalari u lind në Gjirokastër dhe emigroi në Shtetet e Bashkuara në moshën 1 – vjeçare.

Si inxhinier, Wilson Kokalari luajti një rol të rëndësishëm në misionin “Apollo 11”.

Ai ndihmoi në koordinimin e zbritjes së “Apollo 11”, por gjithashtu shkroi edhe udhëzuesin që ndihmoi astronautët e Apollo 11 të zbrisnin anijen e tyre kozmike.

Fotoja tregon qendrën e komandës të NASA-s në momentin e nisjes”.

Më shumë

Artikuj të ngjashëm