Sport

Dënohet me tre muaj burg legjenda e futbollit Brazilian, ja arsyeja

Roberto Karlos, legjenda e futbollit brazilian është dënuar nga gjykata e San Paolos për shkak se voni pagesën që kishte si detyrim ndaj vajzës së tij.

Karlos ka 9 fëmijë.

Rasti në fjalë ka të bëjë me vajzën e tij të quajtur Rebeka, e cila lindi në Meksikë.

Sipas Gjykatës, Karlos nuk ka paguar detyrimet e tij ndaj saj, për rreth dy vite.

Kjo bërë që gjykata të lëshojë urdhër arresti për legjendën e futbollit.

Fituesi i Kupës së Botës pritet të kthehet në Brazil, ku do të procedohet penalisht.

Madje, gjykata bën me dije se, edhe nëse ai nuk vjen më në Brazil, urdhri i arrestit do të marrë forma ndërkombëtare.

Gjykata e San Paolos e ka dënuar legjendën e futbollit me tre muaj burg.

Show More

Related Articles