15577747_1354465254571793_1008033141_n

Vlora,mrekullia e atmosferave festive,qyteti “pushtohet” nga ngjyrat (Foto)

Sot ishte një ditë e bukur,një ditë e ngrohtë,besoj se mund të themi se po i shijojmë festat e fundvitit deri në maksimum.Atmosfera e qytetit ndihet edhe në zemrat tona.Teksa del shëtitje të bën përshtypje qyteti,sapo fillon errësira ai ndricon,ndricon si asnjëherë tjetër,kur shikon fytyra të gezuara fëmijësh që vrapojnë për të bërë fotografi duke u argëtuar të mallëngjen, e ku ka më bukur të shikosh të ardhmen të buzëqeshi.

Vlora gjallëron si asnjëherë më parë,është mbushur me plot me atmosferë festive e cila e shton edhe më shumë kënaqësinë tonë.Në qendër të Skelës qëndron një anije me vela plot me ngjyra e cila është simbol i qytetit tonë bregdetar.

Mund të shikosh njerëz gjithandej që bëjnë foto me buzëqeshje në fytyrë,sigurisht në një farë mënyre ata shprehin mirënjohjen dhe falenderimin për punën e palodhshme që është bërë.Na mbetet vetëm të presim babagjyshin për dhuratat dhe t’ju urojmë të gjithëve gëzuar Krishtlindjet dhe Vitin e Ri! Edhe j’u vaftë 2017 sa më me mbarësi!