15723821_1362674043750914_298118349_n

Shqetësimet e një 14-vjecari nga Vlora! (Foto)

Duke shëtitur buzëdetit të Vlorës,dëshirojmë të shijojmë peisazhin piktoresk që na ofron bregdeti jonë por në vend të kësaj zhgënjehemi tërësisht!
Shikojmë njerëz të pakënaqur të cilët nuk e pëlqejnë aspak këtë situatë të “ndotur” në qytetin tonë të bukur. Faji i takon pjesërisht punimeve që po kryen në bregdet,kurse pjesa tjetër fajtore i takon padyshim qytetarëve të pandërgjegjshëm, të cilët me vullnet të plotë, hedhin mbeturina në det dhe kështu vjen ndotja totale e ujërave tona.
Gjithashtu mungesa e koshave të mbeturinave është një arsye, por kjo nuk është një justifikim për këtë sjellje jodinjitoze të banorëve të qytetit tonë.
Shpresojmë që qytetarët e Vlorës ta kuptojnë veprimin e tyre të gabuar dhe të reflektojnë sa më parë, për të miren e të gjithëve!
Por nuk duhet të harrojmë që një tjetër faktor i rëndësishëm i ndotjes së ujit, është neglizhenca e vazhdueshme e institucioneve përkatëse.
Përse duhet ta dënojmë Vlorën tonë në këtë mënyre barbare?