15966812_10206019118035316_1537091634_o

Usekuestrua një skaf me rreth 1.9 ton lëndë narkotike Cannabis Sattiva

Policia e Shtetit. Në vijim të operacionit të përbashkët të zhvilluar me Policinë Italiane ku u sekuestrua një skaf me rreth 1.9 ton lëndë narkotike Cannabis Sattiva si dhe u arrestuan dy skafistë në bord, ju informojmë se: Rreth orës 13:30, Delta Forcë gjatë kontrollit të ushtruar pas Karaburunit, pranë vendit të quajtur “Plazhi i Dafinës”, kanë konstatuar dhe sekuestruar 17 pako të mëdha me lëndë narkotike të dyshuar Cannabis Sattiva, me peshë rreth 500 kilogramë.

Lënda narkotike është transportuar për në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë me mjetin lundrues Delta Force, ku dhe do kryhet peshimi i saj. Po kryhen veprimet e mëtejshme nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve.