images-3-415x260

Si e pësoi një grua në Bathore

71- vjeçarja P.S., me banim në Bathore në periferi të kryeqytetit, gjatë ditës së djeshme ka bërë denoncim në polici për shkak të humbjes së një shume parash që një grua e cila ishte hequr si “mjeke popullore” i’a kishte marrë.

E moshuara kallëzon se gjatë së dielës, në banesë me anë të mashtrimit duke i premtuar shërimin e vajzës, një grua i ka marrë një sasi lekësh, duke i premtuar se e bija do bëhej mirë.

Gjithçka për shkak se vajza e të moshuarës prej disa kohësh vuante nga një sëmundje e rëndë.

Ajo kishte dëgjuar për të dyshuarën se nëpërmjet kurave popullore dhe “yshtjes” mund t’i bënte derman vajzës së saj.

E dyshuara pasi i mori një shumë të konsiderueshme parash humbi çdo gjurmë, e dëshpëruar 71- vjeçarja bëri denoncim në polici.