pranga3-1

Arrestohet polici kufitar

Punonjës i policisë kufitare në Durrës është arrestuar në flagrancë nën akuzën e shpërdorimit të detyrës, pasi lejoi kalimin e dy personave me lëndë narkotike. Mbrëmjen e djeshme, ndërsa në pranga është vënë Agim Shaba, me detyrë ndihmës kontrollor në PKK Durrës.

Efektivi i policisë kufitare ka lejuar kalimin në dalje nga Republika e Shqipërisë drejt Italisë, të shtetasit Bashkim Hasani, megjithëse kishte informacione se ky i fundit do të kalonte materiale të kundraligjshme, në bashkëpunim me shtetasen Laureta Lama.

U krye kontroll në dhomën e tragetit ku ishin akomoduar për udhëtim dy shtetasit e sipërpërmendur, agjentët e Antidrogës sekuestruan lëndën narkotike, për të cilën kishin informacion.

Arrestimi i Inspektorit Agim Shaba u krye për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës”. Materialet hetimore iu kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.