horo

Sipas shenjës së horoskopit si e shprehni inatin

Dashi

Mërzitet dhe qetësohet për 10 minuta. Nuk fillojnë zënkat, por dinë si t’i përfundojnë ato. Një dash fal gjithashtu shumë shpejt.

Demi

E ka të vështirë të mërzitet, por nëse e kaloni kufirin më mirë të hapni rrugë. Mungesa e drejtësisë dhe besnikërisë bën një dem të nevrikoset.

Binjakët

Janë të paparashikueshëm kur nxehen. Përdorin fjalë të rënda, e të fyejnë pa dashur.

Gaforret

Mërziten në qetësi dhe nuk shpërthejnë, por kjo nuk do të thotë që harrojnë lehtë.

Luani

Do t’ju thotë menjëherë nëse ju e mërzisni atë. Janë pak të ashpër kur debatojnë, por i harrojnë shumë shpejt zënkat.

Virgjëresha

Nuk nxehet lehtë e njësoj si gaforrja e kalon në heshtje, pasi i urren përballjet.

Peshoret

Janë ruajtësit e paqes. U shmangen konflikteve, thonë çfarë kanë për të thënë dhe e lënë me aq.

Akrepit

I dallohet inati në sy. Mund të rrinë në qetësi, por po shpërthyen kini kujdes.

Shigjetarët

Nuk nxehen lehtë dhe nuk do i shihni shumë shpesh të mërzitur, shkruan intv. Kur janë të tillë priren të jenë sarkastik.

Bricjapët

I mbajnë të fshehura emocionet e tyre, e inati nuk bën përjashtim. Nuk e humbasin lehtë kontrollin dhe nuk mbajnë inat.

Ujori

I urren zënkat dhe më mirë heq dorë nga një njeri që e mërzit sesa të përballet me të. I kalojnë gjërat shpejt.

Peshqit

Nëse kanë të mbledhura inate të vjetra, do të shpërthejnë. Nëse jeni nga ata njerëz që nuk e keni mërzitur ndonjëherë, mos u shqetësoni sepse dhe peshqit nuk do e bëjnë një gjë të tillë.