buna-lumi-c1200x600

Zhduket i moshuari

I moshuari nga Shkodra është shpallur i humbur nga familjarët e tij, pasi prej mbrëmjes së djeshme ka humbur kontaktet me ta.

Filip Shllaku kishte shkuar të mbushte ujë në lumin Buna, pranë fshatit Daragjat, por nuk është kthyer më në shtëpi.

Ata i janë drejtuar bregut të lumit, pas vonesës së 70-vjeçarit ku ka gjetur aty pranë një kapuç të tij, çka shton dyshimet se Filip Shllaku mund të jetë mbytur.

Ata kanë njoftuar policinë dhe kanë nisur kërkimet për 70-vjeçarin