634895__hy0qnamul

Edhe 200 kg marijuanë mbërritën në Itali

Sekuestrohen e 200 kilogramë marijuanë, ndërsa në pranga kanë përfunduar dy shtetas shqiptarë.

Të arrestuarit janë identifikuar si Marjol Tuni 25 vjeç dhe Neritan Lamaj 32 vjeç.

U prangosën në flagrancë në oborrin e ndërtesës së pabanuar në periferi të qytetit, në lagjen Giancola, jo shumë larg nga deti.

Dy shqiptarët e arrestuar qëndronin në mënyrë të jashtëligjshme në territorin italian, pasi nuk kishin dokumentet përkatëse.

Pas kontrollit të ushtruar nga policia në banesë, u gjetën disa çanta me drogë e cila ishte e ndarë në disa pako.

Policia po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje, si dhe për zbulimin për origjinën dhe rrjetin e trafikantëve.

Në sajë të operacioneve të fundit antidrogë është bërë i mundur sekuestrimi i sasive të mëdha të drogës me qëllim trafikimin e saj nga Shqipëria drejt Italisë.