1476452492spitali-berat

Vdes e moshuara nga Kukësi

Rasti është regjistruar në spitalin universitar “Shefqet Ndroqi” dhe viktima është një e moshuar nga Kukësi që vuante nga sëmundjet e mushkërive.

Mesa duket komplikacionet e gripit kanë qenë fatale për jetën e 73 vjeçares me inicialet Z.R., e cila ishte diagnostikuar me “Tromboemboli Pulmonare Bilaterale, SPOK, stadi i katërt, dhe me Insufiçencë Respiratore”.

Në përgjigje të mostrave të ekzaminuara nga ISHP e moshuara ka rezultuar pozitive edhe për virusin e gripit të stinës AH3N2, duke ndërruar jetë në orët e para të ditës së sotme.