15966707_10211215687604110_1287855733_o-768x576

Dervishaj: Aksi rrugor Vlorë-Sarandë është tërësisht i kalueshëm (foto)

Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës, Sokol Dervishaj, ka inspektuar dje gjendjen e kalueshmerisë në Llogara.

Dervishaj u shpreh se, “aksi rrugor Vlorë-Sarandë është tërësisht i kalueshëm”.

Ai theksoi më tej se, “ka pasur disa problem, por reaguam në kohë dhe aksi rrugor është i kalueshëm normalisht”.
Ministri Dervishaj shtoi se, “të gjithë akset kombëtare të Jugut nuk kanë probleme në kalueshmëri falë ndërhyrjes në kohë”.

Gjithashtu Dervishaj shtoi se, “Llogaraja është e kalueshme për të gjitha mjetet”.

“Jemi në gadishmëri maksimale për të përballuar dimrin”’, tha ai, duke shtuar se, “ministria dhe drejtoritë janë në gadishmeri, i kemi bërë thirrje firmave për masa shtesë.
“Edhe aksi Sarandë-Gjirokastër është i kalueshëm për të gjithë mjetet”, tha. Dervishaj, i cili shtoi se, “kemi përballuar mirë situatën, falë angazhimit maksimal, por edhe falë bashkëpunimit me policinë rrugore, emergjencat dhe instancat e tjera”. /ata.gov.al

 

15967715_10211215687484107_395681693_o-768x432 15967502_10211215687244101_1327239167_o-768x432 15966707_10211215687604110_1287855733_o-768x576