policia-rruge_0

Ish- vjehrri dhe kunati duan të më vrasin

Dy ditë më parë në komisariatin e Rrogozhinës, nga shtetasi me iniciale B.D.

Burimet thanë se menjëherë pasi i është marrë deklarim të dëmtuarit, është regjistruar procedim penal në ngarkim të dy të dyshuarve, shtetasve me iniciale S.M., e M.M., 61 e 28 vjeç, babë e bir, të cilët më pas janë thirrur për t’u marrë në pyetje nga policia.

45-vjeçari ka qenë i fejuar për 6 muaj me vajzën e shtetasit M.M., nga e cila është ndarë dy muaj më parë, edhe me marrëveshjen e saj, shkruan .

Ky fakt nuk është pranuar nga familjarët e vajzës 32-vjeçare, të cilët vazhdimisht i kanë kërkuar atij dhe së bijës që të martoheshin dhe të mos e diskutonin më çështjen e ndarjes.

Kanë kaluar disa javë nga ndarja dhe B.D., nuk ka pranuar të vazhdonte lidhjen me ish-të fejuarën, atëherë kanë nisur kërcënimet nga ana e familjarëve të saj.

Herë pas here e marrin në telefon, babai ose vëllai i vajzës me të cilën ka qenë i fejuar dhe e kërcënojnë duke i thënë se do ta vrasin, në rast se nuk martohet me vajzën.

Ai i ka kërkuar policisë që të zbardhen tabulatet telefonike, pasi të gjitha bisedat do t’i vërtetojnë pohimet e tij, të cilat janë mohuar nga ana e dy të dyshuarve.