ambulance.

Sarandë, në hyrje të banesë është gjetur i pajetë një person

Sarandë Informacion paraprak… Rreth orës 09:02, është gjetur një person i pajetë në hyrje të banesë së tij.

Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe ka konstatuar se në lagjen nr.4 Sarandë, në hyrje të banesë së tij private është gjetur i pajetë, shtetasi Zh.T., rreth 61 vjeç.

Nga veprimet e para hetimore, në trupin e viktimës nuk vërehen shenja dhune apo dëmtime të tjera, dyshohet se ky shtetas ka ndërruar jetë nga i ftohti. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të vdekjes.