spitali-i-gjirokastres

Gjirokastër në banesë është gjetur i pajetë një shtetas

Gjirokastër. Informacion paraprak. Në orën 09:40 njoftohemi se në fshatin Kakoz, Njësia Administrative Lunxhëri, në banesë është gjetur i pajetë shtetasi P.L, rreth 55 vjeç, si dhe është gjetur në gjendje të rëndë shtetasi A.L, rreth 75 vjeç, i cili u transportua për në Spitalin e Gjirokastrës.

Dyshohet se shkaku mund të jetë asfiksimi nga gazi i qymyrit që përdorej për ngrohje. Në vendngjarje shkoi grupi hetimor, për zbardhjen e shkakqeve të ngjarjes.