auto_wum21445968044

Sa e vjetër është Hëna

Analiza e re e shkëmbinjve hënor, të sjellur në Tokë, nga Hëna, nga astronautët e misioneve Apollo, sugjeron se Hëna është formuar 4.51 miliard vjet më parë – vetëm 60 milion vjet pasi që sistemi ynë diellor vetë mori formë.

Studime të mëparshme kanë dalë me vlerësime të ngjashme, ndërsa të tjerët kanë argumentuar se Hëna ishte krijuar në mes 150 milion deri në 200 milion vjet pas lindi sistemi diellor. Zbulimi i ri, i cili u botua dje (11 janar) në revistën Science Advances, duhet të vendosë për këtë debat të gjatë, thanë anëtarët e ekipit.

Të sigurt jemi se kjo moshë është shumë, shumë e fuqishme”, tha për space.com, autorja kryesore e studimit, Melanie Barboni, studiuese në Departamenti e Shkencave të Tokës, planeteve dhe shkencave kozmike në University of California, Los Angeles.