Nuk do ju besoni syve…Ylli i muzikës botërore i bashkohet LSI (Foto)

Këngëtari i famshëm muzikës Hip Hop, Chris Brown, ka shprehur përkrahjen e tij për Lëvizjen Socialiste për Integrim.

Amerikani ka pozuar në një foto bashkë me një person të dytë, duke mbajtur flamurin e LSI-së. Fotografia është postuar në profilin zyrtar të LSI-së në Facebook, e shoqëruar edhe me një mesazh.

‘Edhe yjet botërore e dinë që LSI është forcë e parë dhe e paparë. Këngëtari i famshëm Chris Brown i bashkohet Uraganit LSI. E mirëpresim në Tiranë, në festën tonë të fitores, më 25 qershor.’-shkruhet krah fotos së postuar në faqen zyrtare të LSI.