Katy Perry, personi i parë me 100 milionë ndjekës

Këngëtarja amerikane është zyrtarisht personi më i ndjekur në rrjetin social “Twitter” pasi është personi i parë që ka 100 milionë ndjekës.

“Twitter” ka nderuar këngëtaren duke postuar një klip, i cili përfshinte disa prej postimeve kryesore të bëra nga Katy Perry ndër vite.

Katy i është bashkuar rrjetit social “Twitter” që prej vitit 2009 dhe që prej asaj kohe ka qënë një përdoruese aktive. Ajo ka arritur të ketë 50 milionë ndjekës në 2012, duke mbajtur fronin në atë kohë.