Shqiptari shpikë një pajisje interesante për pjekjen e flisë (Video)

Driton Jashari, një përdorues i Facebook-ut, ka shpërndarë në profilin e tij një video interesante.

Në videon e shpërndarë në Facebook, që ka marrë 16,000 shikime deri më tani, Dritoni demonstron një mekanizëm që ai e ka krijuar për ta lehtësuar procedurën e përgatitjes së flisë tradicionale.

Në përshkrimin e videos, ai thotë se këtë mekanizëm e ka ndërtuar para dy viteve, por që tek sot e ka bërë publike.

Me këtë mekanizëm, përgatitja e flisë është shumë më e lehtë – kurse sipas Dritonit, shija e flisë mbetet e njëjtë.

Ky mekanizëm ka hapësirë të mjaftueshme për t’i vendosur enët dhe brumin dhe mund ta vendosni kudo në oborr – bari, pllaka etj, pa i dëmtuar ato.

Shikojeni videon e kësaj shpikjeje më poshtë:

Deshta ta ndaj me ju këtë video ku mund ta shihni një mekanizëm që e kam projektu dhe ndërtu për me e lehtësu proceduren e përgaditjes së Flisë tradicionale të cilin e kam ndërtuar para dy viteve por sot i erdh rendi me e postu :)Mënyra e përgaditjes është shumë më lehtë, kurse shija mbetet e njejtë?? Ka hapsirë të mjaftueshme për me i vendos enët dhe brumin, mund ta vendosni kudo ne oborr, bari, pllaka etj pa i demtuar ato… Shpresoj që do t'ju pelqej 🙂

Posted by Driton Jashari on Wednesday, June 14, 2017