5 lojëra falas për iPhone që mund t’ju bëjnë të varur (Foto)

Telefonat e mençur janë pa dyshim pajisjet që i përdorim më së shumti. Përveç për gjëra të zakonshme, lojërat na duhen shumë për të kaluar kohën e lirë apo për t’u argëtuar.

‘This is Insider’ ka përzgjedhur disa lojëra që janë shumë të kërkuara për iPhone dhe mund t’ju pëlqejnë aq shumë, sa që nga to mund të bëheni të varur. Madje, secilën prej tyre mund ta merrni falas në App Store,

 

Ballz

Kjo lojë është e thjeshtë. Vetëm mundohuni që t’ua qëlloni me topa disa blloqeve të numrave. Kujdes, për pak kohë do ta gjeni veten duke luajtur tej mase.

Twenty

Mundohuni që të bashkoni katrorët me numra deri në 20 sa më shpesh që të mundeni. Loja përfundon kur katrorët të mbërrijnë në krye të ekranit, pasi nuk keni mundur t’i eliminoni me kohë.

 

Can You Escape

Gjeni sa më shumë objekte të fshehura për të dalë nga dhomat e lojës.  Kjo është krejt çfarë ju duhet për ta luajtur këtë lojë.

 

The Silent Age

Kjo lojë është e mbushur me mistere dhe do t’ju mbajë të kapur për telefoni shumë gjatë, derisa t’i kaloni sfidat e lojës, duke zgjidhur çështje e kaluar nivele.

 

Letterpress

Kjo lojë mund t’u shërbejë më së shumti atyre që duan ta mësojnë sa më shpejt gjuhën angleze, pasi loja kërkon që të bashkoni shkronja të duhura për të formuar fjalë të ndryshme në anglisht.