Drake i nervozuar për lidhjen e Rihannës me sheikun

Burime të afërta me reperin kanadez janë shprehur për “Hollywood Life” se ai ndihet shumë xheloz mbi të dashurin e ri të Rihannas.

Sipas tij, një vajzë aq e mrekullueshme sa ajo nuk duhet të shoqërohet me një individ si Hassan, pasi ata nuk janë në të njëjtin nivel.

Drake gjthashtu ka shtuar se biznesmeni nuk meriton të ketë një femër si Rihanna në krah dhe kjo lidhje e re e ka bërë atë t’i rikthehet edhe njëherë për t’i fituar zemrën këngëtares.

Rihanna po shoqërohet me biznesmenin Hassan Jameel, zv/president i “Abdul Latif Jameel”, një ndër kompanitë më të mëdha në botë. Ai bën pjesë në klasifikimin e “Forbes” si një ndër 12 sauditët më të pasur në botë, me një pasuri të familjes mbi 1.5 miliardë dollarë.