Opinion:Nga Genc Demiraj Xhezmiu…

Kur udhetuam para do kohesh ne nje nga vendet jashte Shqiperise per nje motiv sherbimi, nje nga te shumtet emigrante, i malluar dhe i gjendur me miresine dhe urtesine e tij, ishte edhe Xhezmiu. Punetor, fjalepak dhe i rregullt sa me s’ka. I palodhur dhe i papertuar per te na shoqeruar edhe atje ku nuk duhej, packa se lodhja e emigrimit e kish dermuar dhe plakur para kohe. Na beri pershtypje Xhezmiu edhe per edukaten dhe menyren e komunikimit me vendasit, gjithe etike, kulture dhe xhentilese. S’kuqej dhe na keshillonte edhe kur ndonje nga ne , shqiptaret e delegacionit, qeshnim apo fjaloseshim me ze pak te larte… Hej bela…na frenonte pa na e bere dy Xhezmiu, sa pernjimend ndjeheshim te turperuar…Por nuk ja merrnim per keq, e thoshim me vehte : bravo Xhezmi…Shiko qe emigracioni edhe te qyteteroka, te kulturoka dhe te beka njeri…
… Kish kaluar ca kohe qe atehere dhe Xhezmiu, ne imazhin e te gjithe grupit, kish mbetur simboli i emigracionit shqiptar…
… Para pak ditesh, rasti na e solli qe te udhetonim per ne Shqiperi bashke me qindra emigrante pushues. Ne tragetin e linjes, te mbushur dingas, rremuja dhe zhurrmat ishin e para gje qe hasje. Te bertiturat dhe mishmashi te krijonin pershtypjen, se ne traget kishin imbarkuar jo njerez por kafshe te leshuara nga zgjedha. Te bertitura, te kenduara, te shara, te qeshura, te qara, muhabete gjithefarelloji, halle gjithefaresoji. Te gjithe i mburreshin dhe genjenin shoshoqin per jeten qe benin dhe nivelet qe kishin, makinat qe ngisnin dhe parate qe prishnin, per shtepite e blera dhe qeverite e dhjera. Per gjithefare dokrash dhe denglash do te kishim shansin te degjonim ne kete udhetim te lodhshem drejt vendit tone, me ata qindra kultursjelles perendimore…
… Me i dallueshmi nder keta syresh, me kapadajllekun e tij autoritar, me te fjalosurit, te qeshurit apo te sharit alla te fortesh, ishte nje fare Xhezi…Te pakten keshtu ia mesuam emrin, sepse keshtu ai e thoshte pas cdo fjalie – degjoni Xhezin ketu ju… Dhe nga britmat e te treguarit te Xhezit, ne i morrem vesh te gjitha arritjet dhe te fshehtat e dynjase, qe nga arti dhe gjer tek shkenca. Mesuam gjithe miqesite dhe takimet e Xhezit me yjet e artit dhe vipat e politikes…
Ne fund te ketij udhetimi te tmerrshem, te cfilitur dhe dermuar nga lodhja dhe gumezhitja e vesheve, mesuam prane sporteleve te pashaportave se zhurrmemadhi Xhezi ne Shqiperi, ishte fjalepaku dhe i urti Xhezmi i dikurshmi. Dhe qe sic duket, prapashtesa ( mi ), e emrit, i kish dhjere burrerine dhe trimerine ne vendin e emigrimit, per tja rikthyer me budallallek dhe injorance, ketu ne vendin e tij.