Me syte e mendjes… ( monologu i nje te pakenaquri…)

Nga Genc Demiraj

I shtruam rruget. I asfaltuam nje per nje. I rregulluam dhe arnuam pa lene asgje, me aksion dhe ne kohe rekord, sepse e para ishin prishur dhe e dyta, ishim vone dhe turistet po na vinin… U vume ne merak te gjithe, me kuc e me mac, qe rruget na ishin prishur dhe pse s’po i shtronim. Ishim bere keq se si do ti prisnim ata, turistet de,me ato rruge gjithe gropa dhe gjithe pluhur. Nuk na mbante vendi dhe shanim me soj e sorollop ata qe e kishin ne dore dhe nuk e benin kete pune, qe te shtronin rruget dhe mos te na turperonin faqe atyre, pra turisteve… Nuk donim te dinim per gje tjeter, se c’fare kishim apo c’fare nuk kishim, c’na mungonte a s’na mungonte, kishim pune a s’kishim, te visheshim, te ngjisheshim apo te hanim, nuk donim tja dinim. Por rruget qe nuk po shtroheshin…kjo na terbonte…sepse do na vinin edhe ata, turistet pra…

… Dhe rruget i shtruam. Shyqyr o Zot qe s’u turperuam. I shtruam tak e fak te gjitha, ne mos brenda nates, brenda dy apo tre netesh… I nxime dhe i katranosem te gjitha me asfalt, shpejt e shpejt, por bukur ama. I lyem edhe me boje te bardha, vija -vija, I qendisem. Yll fare…
… Tani ne mbreterimin tone turistik ne jemi te qete dhe te lumtur qe te lumturojme edhe ata qe kemi pritur dhe po vijne, turistet. Kaq… Te tjerat pastaj do rregullohen avash avash. Do durojme se s’u be qiameti. Sa te percjellim dhe ata, pra turistet, dhe c’do gje do ta marrim me nge. Se helbete ketu do te mbetemi ne te shtepise, dhe ne me njeri-tjetrin nuk turperohemi… Se ne, si zot shtepie, tani edhe ndonje hall e kemi… por cipa dhe nderi nuk na le qe tani ne keto kohe qe kemi ata, pra turistet, ta themi. Se llafi qe bie, edhe ndonje rruge nga ato qe ndreqem, neser kur te ikin ata, turistet, do ta prishim prape qe te ndreqim ujin. Se c’eshte e verteta, jemi pa nje pike uji… Neser kur te jemi vetem pa keta, turistet, dhe qe te flasim troc-troc se dhe ndoshta nuk na degjojne, jo nje por te gjitha rruget do ti prishim prape. Do ti hapim, fertele do ti bejme, se edhe kanalet jane bllokuar edhe kabllot jane te prishura. Por edhe keq i kane bere, per turp dhe faqe te zeze. Hajdute jane… Por s’kemi c’bejme tani, i shtruam per ata, turistet… Se jemi mbreter te turizmit. … Pooor sa te ikinin ata, pa o nene o nene…

…. Nje i mencur dhe nje budalla te dy e shikojne njelloj nje peme, por ndryshe mendon i mencuri dhe ndryshe budallai per pemen.