Keni problem me baterinë? Aplikacion që duhet ta fshini menjëherë

Rreth tri vite e gjysmë më parë, u raportua se aplikacioni “Facebook” ishte përgjegjës për harxhimin e baterisë në pajisjet me platformë iOS. Vitin e kaluar, rrjeti social “Facebook” pranoi këtë dhe tha se një version i përditësuar i aplikacionit do t’ju ndihmojë që të limitoni këtë problem.

Por, sot duket që edhe përdoruesit e platformës “Android” janë duke pasur probleme të tilla me bateri që vijnë menjëherë pasi të instaloni aplikacionin “Facebook” në telefonin tuaj të mençur.

“Tech World Zone” së fundmi ka kryer një testim në telefonin e mençur Nexus 6P duke e fshirë Facebook-un dhe duke përdorur në vend të tij aplikacionin Metal, që është një zëvendësues i rrjeteve sociale si Facebook dhe Twitter, shkruan portali arbresh.info. Rezultati i këtij testimi shfaqi për një javë se fshirja e aplikacionit Facebook ka bërë që telefoni të ketë 20 për qind më shumë bateri për çdo ditë. Përveç se rregullon problemin për shpenzim të shpejtë të baterisë, fshirja e aplikacionit mund të përmirësojë gjithashtu edhe performancën e një telefoni me platformë Android.