Deti dhe vlonjatet… Nga Genc Demiraj

Erdhi vera. Vera e nxehte dhe me vape shume. Aq e nxehte sa padurimi ndaj saj ka arritur kulmin.

E vetmja ndjesi e embel ne kete kohe eshte te freskohesh, sado pak, qofte edhe ne ndonje hije. Kush ka me shume kushte, mund te shijoje me shume… Per ne vlonjatet, ky kusht i tepert eshte edhe nje lluks me shume sepse kemi detin dhe per dite te tilla te nxehta ai eshte shpetimtari yne. Do te gjejme per nje moment kohen dhe shpejt e shpejt mund te kridhemi ne te… Keshtu kemi bere nga hera ne vlonjatet, merrnim ndonje cap buke, djath e domate dhe me c’te mundnim leshoheshim drejt plazhit… Them me c’te mundnim, sepse edhe ketu “racionohej” lluksi.

Kush kish ndonje biciklete ishte i qete dhe i ngeshem, kush s’kishte do ti qepej autobuzeve pas nje pritjeje disa oreshe, dhe kush nuk e kishte as kete mundesi, do tu hipte kembeve deri atje…pra tek deti. Deti per ne vlonjatet ishte i madh dhe i pafund…Kishte per te gjithe dhe na kenaqte qe te gjitheve… Preferencen e plazheve te tij, ne menyren me unike, e kishim bere me qytetari. Plazhin e vjeter, me rere shume, ua kishim lene reomatizmaleve, pleqeve e plakave dhe ndonje te ardhuri nga qytetetfshatrat e kohes. Mini plazhin e turizmit ne skele, e kishin vendallinjte e skeles ose skelaret. Dhe plazhin e ri, e kishim vete ne vlonjatet e certifikuar dhe padyshim dhe cdo tironc safi… Por edhe ketu ne menyren me popullore i kishim ndare preferencat, afer rrapit nga zhavori rrinin ata pa shume pretendime tangerlliku por qe justifikoheshin se s’u pelqente kumi…Tek harku i dyqaneve apo prane garderobes se Iqes, rrinin familjaret me femije shume dhe tek zambaku apo plazhi i “kingave” ishte qendra.

Aty ishte mizeria dhe demostrimi i hireve njerezore. Moli ishte i perbashket dhe krenaria e te gjitheve, aty dalloheshin vlonjatet e vertete qe dinin te hidheshin bukur me skuader nga vlonjatet qe hidheshin dhe binin me bark… Keto ishin plazhet vlonjate. Me tej nga tyneli, kalaja apo zhironi, ishin obligime te tjera dhe lluks-e me shume… … Sot pa diskutim qe cdo vlonjat mbi te 40 -tat, i kujton me nostalgji ditet e veres dhe plazhet vlonjate qe me gjithe fukarallekun e kohes, te ofronin me shume gjalleri dhe kenaqesi se sot… … Erdhi vera, vera e nxehte dhe me vape shume.

Dhe per dite te tilla te nxehta, deti eshte shpetimtari yne… Dhe thone qe ne vlonjatet jemi me fat, se e gjejme per nje moment kohen dhe shpejt e shpejt mund te kridhemi ne te… Dhe ne fakt keshtu duam vertet te bejme ne vlonjatet, te kridhemi… po ku ? Ne, jo plazhet por edhe detin na e kane marre…