Erion Isai largohet nga Portokalli?

Është përfolur se në shtator nuk do të jetë më pjesë e shoë-t humoristik, Portokalli aktori dhe skenaristi i njohur Erjon Isai.

Ja se ç’thotë Isai:

“Thashethemet për largimin tim i kam ndjekur, por akoma se di çfarë do të sjellë shtatori. Njerëzit po ndajnë gratë dhe s’po bëjnë drama jo më të ikësh nga Portokallia. Kjo është gjë normale fare. Unë s’kam çfarë të jap më, jam nga më modestët në personazhe aty. Jam investuar për skenare, ide etj. Nuk e besoj se Portokallia do ta vuaj mungesën time, sepse kanë ikur shumë aktorë. Nëse unë iki nesër nuk dua që ajo të shkatërrohet. Regjia më pëlqen, skenari më pëlqen  më shumë dhe do më pëlqente një rol në prapakuinta”, ka pohuar Isai gjatë programit “Mos i fol shoferit”.