Flamurtari i ri, moduli dhe formacioni i mundeshem me afrimet

Flamurtari ditën e djeshme ka afruar edhe lojtarin e 11-të në skuadër dhe ai është vlonjati Lejdi Liçaj, marrëveshja me të cilin ishte arritur prej disa ditësh.

Pasi Luftëtari i dha lejekalimin, lojtari polivalent u vu nën urdhrat e trajneri Duro që ka bërë një revolucion te Flamurtari, që përbën një formacion të tërë.

Nëse do të rreshtohen gjithë prurjet në një formacion, atëherë moduli më i përshtatshëm do ishte ai 3-5-2. Në portë Nurkoviç është zgjedhja e parë, ndërkohë që Siljanovski, Pollozhani dhe Bicaj do të pozicionoheshin në qendër të mbrojtjes.

Dy lojtarët që do kishin më shumë pune nga krahët do ishin Liçaj dhe Musta, ndërkohë që në qendër të mesfushës pozicionohen Useini, Sidide dhe braziliani Zhufo para tyre. Sulmi është i tëri për dyshen e shpejtë Kamara-Hoxha,ky eshte nje formacion i mundeshem pa harruar qe jane edhe lojtare te tjere te rendesishem si Franc Veliu etj qe nuk jane pasqyruar akoma por me ndeshjet miqesore qe do te zhvillohen do te percaktohet sakte formacioni baze i ekipit tone.