Microsoft largon programin e famshëm

Ky aplikacion ka qenë shumë i pëlqyer nga shfrytëzuesit e sistemit operativ Windows falë thjeshtësisë në përdorimin e tij.

Paint është aplikacioni grafik i cili ka qenë i integruar në cdo version të sistemit operativ Windows që nga viti 1985, transmeton Express. Por përditësimi i fundit i cili do të vijë në vjeshtë “Windows 10 Creators Update” sinjalizon fillimin e fundit të këtij programi grafik.

Microsoft e ka zhvendosur Paint në listën e aplikacioneve të zhvlerësuara që do të thotë se ato nuk do të zhvillohen më tutje dhe mund të largohen nga sistemi operativ Windows në një të ardhme të afërt.

Programi Paint pritet të zëvendësohet nga pasardhësi i tij aplikacioni Paint 3D i cili u prezantua këtë vit.