AC Milan e kërkon Milot Rashicën

Blerja e klubit nga investitorët kinezë dhe investimet e tyre të mëdha kanë rikthyer entuziazmin te tifozët dhe shpresën se AC Milan do të konkurrojë përsëri për titullin e kampionit në Serie A.

Klubi që tashmë ka blerë 10 lojtarë është i interesuar të transferojë edhe futbollistin kosovar Milot Rashica.

Milan ësht i gatshëm të paguaj 8 milionë euro për kartonin e mesfushorit të Përfaqësueses së Kosovës, që ka nënshkruar kontratë të re me Vitessen këtë verë.

Ndër klubet që deri tani janë interesuar për Rasshicën është Ajaxi, Napoli e Lazio.