Phelps kundër peshkaqenit se kush noton më shpejt (Video)

Notari amerikan Michael Phelps e ka humbur garën në 100 metra not kundër një peshkaqeni të madh.

Gara e shumë reklamuar kokë-me-kokë mes notarit amerikan dhe peshkaqenit doli të jetë një simulim kompjuterik, e cila nxiti ankesa nga shumë shikues të zhgënjyer.

Notari më i dekoruar olimpik në botë, Phelps, i kaloi 100 metra në oqeanin e hapur për 38.1 sekonda, ndërsa peshkaqeni për 36.1.

Gara u transmetua në Discovery Channel.

Por, çfarë teleshikuesit panë ishte në fakt një montazh e notimit të Phelpsit pranë një peshkaqeni të madh të gjeneruar nga kompjuteri.

Para transmetimit të garës këtë të diele, 28-herë fituesi i medaljeve olimpike, i cili është pensionuar tashmë, dhe peshkaqeni kishin notuan vetmas.

Pamje të montuara në kompjuter të peshkaqenit u mbivendosen mbi Phelpsin për t’u dukur sikur ata po notonin pranë njëri-tjetrit.

Disa përdorues në rrjetet sociale e kanë pëlqyer idenë e garës, por shumë të tjerë janë ndier të plaçkitur nga simulimi.