Pyet gazetari: Ka vaki në Lungomare?!

Netët verore në Vlorë e cdo qytet turistik gjallohen jo vetëm nga organizimet e eventeve të bashkisë, por edhe nga muzika e bareve e klubeve të shumtë përgjatë bregdetit. Kështu ka ndodh rëndom këto ditë vere edhe në Vlorë, por duket se këtë të mërkurë në mbrëmje në orën 23.30 lungomare është “pushtuar” nga qetësia. Këtë ka konstatuar e komentuar gazetari Ergys Alushi, i cili shkruan: “Fiket muzika ne shetitoren e bregdetit Vlore, ne ora 23.30. Sikur te jete vaki!” Në vitet e kaluara policia e Shtetit dhe Ministria e Mjedisit monitoronin bregdetin për ndotjen akustike, dhe asnjë event muzikor s’lejohëj pas mesnate. Nuk dihet ende ka rinisur zbatimin ky urdhër i vjetër, apo ka qenë thjesht koicidencë që të gjitha lokalet kanë “heshtur” në të njëjtën orë