Thirrja e grekëve në 1940: Shqiptarë, bashkohuni me ne, rreziku i përbashkët është Mussolini dhe Hitleri (Foto)

Lufta italo-greke, veç të tjerash studiohet edhe për faktin se skenë e zhvillimeve të saj u bënë pikërisht vendbanimet e një vendi të tretë, i cili u fut në këtë luftë me pahir, çka i dha shkas shtetit fqinj të formësonte e të justifikonte veprime të mëvonshme politike, juridike, diplomatike e ushtarake, që lidheshin drejtpërdrejt më këtë akt.

“Nuk dua të zgjatem në këtë postim shumë në lidhje me informacione të zgjeruara e data historike që përshkruajnë etapat dhe betejat e kësaj lufte, çka tashmë dihen gjerësisht, por vetëm të paraqisja disa foto historike – me shumë gjasa të pabotuara më parë – që ilustrojnë momentin e avancimit të trupave greke në Shqipëri, thirrjet që i drejtoheshin popullsisë shqiptare, si dhe perceptimin e objektivave greke në lidhje me Shqipërinë në kapërcyellin e viteve 1940-1941”, shkruan Armand Plaka.

Në një thirrje publike që gjendej e ngulur në muret e ndërtesave në jug të Shqipërisë, shkruar në një shqipe shumë të pastër (në dialektin toskë) marrë nga arkiva e Institutit LUCE në Romë, vetëm pak kohë pasi kishte nisur konflikti, më konkretisht shkruhej:

Shqiptarë,

Italjanët duan të ju nxisin të përdhunoni tokën greke dhe të ju nxisin të luftoni kundër ushtarit hero grek. Ribelohuni të gjithë dhe bashkoni armët t’uaja me armët t’ona dhe kemi për të hedhurë lark Shqipnije fazhizmën e Mussolinit.

Shqipnija ka qenë kurdo krenare e lirisë së saja dhe Greqija kurdo e ka respektuar dhe sot rreziku është i përbashkët përse Mussolini dhe Hitler duan të bëjnë popujt e Ballkanit shërbëtorët e interesave të tyre.

I vetmi popull që ka dëshmuar në çdo çast miqësinë e tij për popujt ballkanë është populli i madh anglez që lufton pa reshturë për të shpëtuar qytetnimin. E gjithë Greqija është e mbledhurë pas Mbretit të saj dhe italjanët sigur do të munden nga heroizma jonë dhe ju shqiptarë do të nimoni ne për të i a arrijtur fitores që ka për të lejuar dhe juvet të jini të lirë sikundër keni qenë për njëzet vjetë.

Poshtë Fazhizma!

Poshtë Nacjonalsocjalizma!

Vjeshtë 1940- Faksimile e thirrjes greke ndaj popullsisë shqiptare për t’iu bashkuar frontit anti-italian. Marrë nga Arkiva e Institutit LUCE.Vjeshtë 1940- Faksimile e thirrjes greke ndaj popullsisë shqiptare për t’iu bashkuar frontit anti-italian. Marrë nga Arkiva e Institutit LUCE.

Dihet se avancimi i grekëve në pranverë të vitit 1941 në territorin shqiptar, ishte shumë i shpejtë dhe i zgjeruar, para se në lojë të hynin gjermanët që do të pushtonin shumë shpejt Jugosllavinë dhe Greqinë, duke rifutur në lojë Italinë.

Në këtë kuadër, po sjell edhe disa foto të tankeve greke (shihen qartë edhe mbishkrimet në greqisht) në zonën e Pogradecit, si dhe disa foto të tjera nga Korça (ku shihen ushtarakët grekë ndërsa mbajnë një fjalim me tone trimufuese para Bashkisë së qytetit), por edhe robër lufte nga të dyja palët ndërluftuese në territoret shqiptare.

Sipas historianes britanike, Miranda Vickers: “Opinioni publik shqiptar në fillim e festoi triumfin e Greqisë ndaj Italisë, por qëndrimi i tij ndryshoi kur Athina nisi të tregojë hapur synimet e veta për të aneksuar Jugun e Shqipërisë”. /Tirana Observer/

22 nëntor 1940- Oficerë grekë në ballkonin e Bashkisë së Korçës duke festuar triumfin ndaj italianëve. Foto është marrë nga arkivat greke.22 nëntor 1940- Oficerë grekë në ballkonin e Bashkisë së Korçës duke festuar triumfin ndaj italianëve. Foto është marrë nga arkivat greke.

Dimër 1940-’41: Formacione ushtarake greke në territorin shqiptar pas fitoreve ndaj italianëve, duke paralajmëruar marshimin deri në Tiranë. Foto është marrë nga arkivat greke. Dimër 1940-’41: Formacione ushtarake greke në territorin shqiptar pas fitoreve ndaj italianëve, duke paralajmëruar marshimin deri në Tiranë. Foto është marrë nga arkivat greke.

Pranverë 1941: Tanke greke të dëmtuara e të kapura më pas nga italianët pas tërheqjes së grekëve në zonën e Pogradecit. Marrë nga arkivat e shtetit italian.Pranverë 1941: Tanke greke të dëmtuara e të kapura më pas nga italianët pas tërheqjes së grekëve në zonën e Pogradecit. Marrë nga arkivat e shtetit italian.

Dimër 1940-‘41: Ushtarë grekë duke vallëzuar rreth një turme helmetash italianësh të vrarë në territorin shqiptar. Marrë nga arkivat greke. Dimër 1940-‘41: Ushtarë grekë duke vallëzuar rreth një turme helmetash italianësh të vrarë në territorin shqiptar. Marrë nga arkivat greke.

Shkatërrimet që la pas lufta. Pas tërheqjes së grekëve, italianët rikthehen sërish në territoret shqiptare në kufi me Greqinë. Duken qartë se shënimet dhe emërtimet e dyqaneve duhej të ishin në italisht. Marrë nga arkivat italiane. Shkatërrimet që la pas lufta. Pas tërheqjes së grekëve, italianët rikthehen sërish në territoret shqiptare në kufi me Greqinë. Duken qartë se shënimet dhe emërtimet e dyqaneve duhej të ishin në italisht. Marrë nga arkivat italiane.

1940-1941: Robër grekë të luftës, të detyruar të përshëndesin liderin e fashistëve, në muret e Kalasë së Gjirokastrës. Marrë nga arkivat italiane. 1940-1941: Robër grekë të luftës, të detyruar të përshëndesin liderin e fashistëve, në muret e Kalasë së Gjirokastrës. Marrë nga arkivat italiane.

1940-1941: Robër grekë të luftës, të shoqëruar nga një prift orthodoks duke kaluar nëpër qytetin e Gjirokastrës. Marrë nga arkivat italiane. 1940-1941: Robër grekë të luftës, të shoqëruar nga një prift orthodoks duke kaluar nëpër qytetin e Gjirokastrës. Marrë nga arkivat italiane.

1940: Robër italianë të luftës, shoqëruar nga ushtarët grekë pas betejës së Këlcyrës në territoret e pushtuara shqiptare. Marrë nga arkivat greke. 1940: Robër italianë të luftës, shoqëruar nga ushtarët grekë pas betejës së Këlcyrës në territoret e pushtuara shqiptare. Marrë nga arkivat express