“Të fala nga Vlora” : Sa turp të bësh spektatorin kur të vrasin

Nga Arben Abazaj

TE FALA NGA VLORA!

Sa e veshtire eshte te jesh indiferent ne nje situate ku vendi yt “pelcet” gjithandej nga metastazat e nje kanceri qe ka 25 vjet qe i merr frymen dhe e plandos ne fund te nje gremine sa here i duhet!

Sa e dhimbshme eshte te heshtet ne keto situata duke i lene hapesire, “kelysheve te kancerit”, te mbushin boshllekun qe le heshtja jone!

Sa e turpshme eshte te besh spektatorin, kur e sheh se te vrasin te shkuaren te tashmen e te ardhmen!

Cfare mund t’i shkoje me teper dinjtetit njerezor sesa deshira, mendimi dhe veprimi per ta ndryshuar kete gjendje mjerane ku jemi katandisur?!

Sigurisht qe kjo ka kosto!

Nga gjithe cfare Zoti dha per njeriun, lirise dhe dinjitetit u vuri cmimin me shtrenjte vec me nje qellim, te dalloj njerezoret nga majmunoret!

Jo te gjithe jane te gatshem ta perballojne kete kosto, jo te gjithe e meritojne lirine dhe kenaqesite e saj, ka plot qe zgjedhin zvarritjen duke u fshehur pas llumit e baltes nga drita e dinjitetit dhe lirise!

Por nje shoqeri nuk mundet te jetoje gjate ne balten dhe llumin e mizerjes, mjerimi i vazhdueshem bie pasoja te pariparueshme ne themelet e egzistences se saj, ne ndergjegjen shoqerore, e atrofizon ate, shkaterron moralin shoqeror deri ne ate mase sa humbet sensi i nje bashkejetese normale dhe ambienti kthehet ne nje xhungel ku gjithkush ben gjithshka qe i duket e drejte dhe e mire sipas mendjes se tij, me vetegjyqesi!

A nuk jemi ne në kete gjendje?!

Ne nuk na suprizon me as nje lloj vrasje, as nje lloj krimi, as nje lloj skandali!

Koha kerkon ndryshimin, ndryshimin per te gjithe ata qe e kane aq dinjitet sa kete barre e me kosto shume here me te madhe te mos t’ua lene atyre qe vine pas nesh!

Qe te ndryshosh nuk mjafton vetem deshira, por edhe duhet te dish si duhet ndryshuar!

Thene qart, pervec ndergjegjesimit per ndryshim, i takon politikes te jap alternativen e asaj cfare pritet nga ndryshimi!

Sot per sot kjo skene politike nuk ofron asgje ne kete drejtim, asgje vec fjaleve bajate e lidereve te konsumuar aq shume ne batakun e ndyresise!

Aktore te rinj kerkohen, aktore te rinj me alternativa te reja, t’i japin pergjigje pyetjes “ku po vemi”, te pakompromentuar me llumin e kesaj klase politike dhe me aq dinjitet sa te japin frymezim te gjithe shoqeria ne teresi dhe administrata ne vecanti!

Atyre u takon te marrin persiper koston e krijimit te nje fryme te re politike.

Shoqerise civile i takon te marrim persiper koston e ndryshimit, shkeputjen nga keta te babezitur qe na kane marre peng!