Rama: Ditë të mbarë me këtë artikull të radhës për bukuritë e Shqipërisë dhe turizmin tonë

MIRËMËNGJES

dhe ju uroj një ditë të mbarë me këtë artikull të radhës për bukuritë e Shqipërisë dhe turizmin tonë.

* * *

Shqipëria po bëhet destinacioni alternativ i pushimeve italiane. Me hapjen e resorteve dhe fluturime të reja nga Italia, Shqipëria është padyshim destinacioni më parësor i verës 2017.

Në mesin e plazheve ku të ngelet syri, siç janë Vlora dhe Saranda, dhe kur faqja zyrtare e turizmit albaniatravel.com të jetë online, kërkesat do të shumëfishohen në mënyrë dramatike.

Sipas raporteve nga ANSA, numrat e verës së kaluar kanë patur tashmë një kapërcim. Në vitin 2016 pati bum turistësh: 4,3 milion, 15% më shumë se në vitin 2015. Sektori i turizmit është një nga më të rëndësishme në vend, me një qarkullim prej 1.5 milionë Euro, 7% të PBB-së kombëtare.

Vjen në rritje fluksi nga vendet fqinje me Shqipërinë si Kosova, Mali i Zi dhe Maqedonia, por kështu po rriten edhe udhëtarët nga Gjermania (gjermanët ishin të parët që braktisin plazhet Romanje për zbuluar anën tjetër të bregdetit), Polonia, Rusia dhe tani edhe nga Italia.

Turistëve, Shqipëria u ofron natyrën e pacenuar, plazhet e bukura, rrënojat e lashta, ushqim të mirë dhe njerëzit miqësore. Më mirë se kaq …

ATTA (Adventure Travel Association Trade) e ka përfshirë atë midis tre destinacioneve kryesore për ata që duan një pushim aventure së bashku në Kubën dhe Portugalinë, falë shtigjeve panoramike ku mund të udhëtosh, si rruga e lashtë Egnatia që lidhte Romën me Bizantin si edhe ‘Via Dinarica’, një nga gjurmët më të mira të vitit 2017 sipas National Geographic, dhe falë kanioneve ku mund të bëhet Rafting.

Por pika më të fortë janë plazhet, të tilla si Ksamili pranë Sarandës, plazhit Dhërmi në jug të Vlorës, plazhi i Karaburunit, në Parkun Kombëtar Karaburun-Sazan dhe ai i Gjipesë, ndoshta më i bukui i vendit.

Kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian që prej vitit 2014, Shqipëria është një kantier i madh. Kudo ndërtohen rrugë, pallate, spitale dhe shkolla, edhe me ndihmën e të huajve, përfshi shumë italianë të tërhequr nga stimuj të tillë si reduktimi i TVSH-së nga 20 në 6% për industrinë e shërbimit të hoteleresië.

Me pak fjalë, Shqipëria është e gatshme për të nisur sfidën e saj për t’u kthyer në një mbretëreshë e turizmit. Më të zgjuarit shkojnë tani, kur ne ende kostot janë relativisht më të ulëta dhe nuk është sulmuar nga turizmi masiv.