Shiu…

Nga. Genc Demiraj

Ne se ka gje me te deshiruar sot per shqiptaret, eshte shiu. C’nuk do te jepnin sado pak nga varferia e tyre, vetem qe te binte shi.
Te binte mundesisht atje ku duhet dhe aq sa duhet, sepse na zhurriti vapa, na dogjen dhe perveluan zjarret, na thau etja dhe na mbuloi erresira… Eh sa shume duam te bjere shi, na mbeten syte nga qielli duke pare dhe lutur zotit qe te na e sjelle. Po frekuentojme kisha dhe xhamira duke u falur qe ishalla na ardhte sa me pare. Nuk po leme pa degjuar dhe mesuar mbi atmosferen e sinoptiken, sy e vesh qe nga shkencetaret e deri tek fallxhoret, per ate te shtrenjtin shi… Si per dreq, edhe mendja njerezore vete tek ajo gje qe nuk e ke…tek shiu. Ate se kemi dhe ate duam me shume ! Endra naten shohim me te dhe per te…qe sikur, i bekuari, erdhi tamam ne kohen e duhur. Na freskoi, na kenaqi, na hoqi vapen, na fiku zjarret, na hoqi etjen, na mbushi liqenet. Na gezoi, e uruam dhe i thame …boll. Por ai nuk degjonte, binte e binte pa pushim. Na i mbushi dhe tej mbushi perrenje, lumenje dhe liqene sa na permbyti dhe perbalti deri ne palce, aq sa e mallkuam me shpirt se na beri deme dhe mos e pafshim me. U lutem ne zot, te na sillte pak diell… Por endrat jane endra… Ne sot, po kerkojme shiun shkaktarin e te gjitha krizave, qe te vije dhe si me magji te na i zgjidhe te gjitha. Pastaj do gezojme dhe do festojme me saze dhe kembezbathur neper shi, deri sa te na merzise dhe ne ti rikthehemi ritualeve primitive per te patur diell…
… Keshtu kemi bere dhe bejme ne te shkretet Shqiptare, kerkojme shi kur s’duam diellin dhe duam diellin kur kemi shiun. I kemi lidhur te mirat materiale dhe jeten, si ne prehistori, me perendite e shiut dhe te diellit… Nese nuk i kemi te dy, kur duhen dhe sa duhen, ne kalojme ne kriza. Ata na i sjellin dhe ata na i zgjidhin krizat…shiu dhe dielli.
Sot na duhet shiu, dhe prandaj po falemi per te …te gjithe, politikane, qeveri dhe popull… Eh sa shume deshirojme te bjere shi… dhe c’nuk do jepnim nga varferia jone, per te…